
Projekti synon të mbështesë Republikën e Maqedonisë e Veriut në krijimin e strukturës
rajonale të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin lindor dhe verilindor.
Zona e projektit mbulon pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke
përfshirë dy rajone të menaxhimit të mbeturinave, Rajonin lindor dhe verilindor.
MBËSHTETJA E ZBATIMIT TË SISTEMEVE RAJONALE TË MENAXHIMIT TË
MBETURINAVE NË RAJONIN LINDOR DHE VERILINDOR





Lokacionet
Republika e Maqedonisë së Veriut, një vend pa dalje në det në Gadishullin Ballkanik, shtrihet në sipërfaqe prej 25.713 km² me një popullsi prej 1.836.713 banorë (Regjistrimi i vitit 2022) në 80 komuna. Kufizohet me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Vendndodhja e saj strategjike e bën atë një rrugë jetike tranziti në Evropën Juglindore. Terreni është 80% malor, me majën më të lartë në malin e Korabit (2.764 metra), me pikën më të ulët fushore (44 metra) në lumin Vardar. Klima i përfshin llojet mesdhetare, kontinentale dhe malore, duke rezultuar në verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë e me borë.
Zona e projektit ndodhet në pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mbuluar dy rajone administrative: Lindor dhe Verilindor, së bashku me Komunën e Sveti Nikollës, e cila në mënyrë statistikore i përket Rajonit planor të Vardarit.
Konkretisht, zona e projektit përfshin gjithsej 18 komuna.
Rajoni lindor me 11 komuna (14% e vendit) dhe 8,5% të popullsisë
Rajoni verilindor me 6 komuna (9% e vendit) dhe 8,5% të popullsisë
Komuna e Sveti Nikollës: 1,8% e vendit dhe 0,9% e popullsisë

18 komuna
23,5% e sipërfaqes së përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
318.536 banorë