
Lajmet
NDJEKJA E ANKETËS SË RRUGËS – NJOFTIM PËR SHTYP (PAS ANKETËS)
Meet the Team
Ekipi i Projektit SENE3 dëshiron të njoftojë se dy anketat e rrugës kanë përfunduar me
sukses. Ato u zhvilluan në Kumanovë dhe Shtip, dy ditët e fundit, të premten më 18 tetor
dhe të shtunën më 19 tetor 2024. Dëshirojmë të falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata që
gjetën kohë dhe morën pjesë në anketat në rrugë dhe ndanë mendimet e tyre me ne!
Gjatë atyre ngjarjeve dyditore, ne u angazhuam me qindra banorë lokalë të cilët ndanë
mendimet dhe njohuritë e tyre të vlefshme mbi praktikat e menaxhimit të mbeturinave,
shprehitë e riciklimit dhe menduan për çështjet e ekonomisë rrethore.
Pjesëmarrja e të gjithëve na ndihmoi të kishim imazhin e plotë dhe të kuptonim qëndrimet e
komunitetit ndaj menaxhimit të mbeturinave, riciklimit dhe ekonomisë rrethore. Ajo që
mësuam nga ju është e qartë: ne të gjithë ndajmë një qëllim të përbashkët. Të gjithë duam
një mjedis jetësor më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm dhe të gjithë mund të
bëjmë diçka për të. Shumë pjesëmarrës shprehën një interes të fortë për të kontribuar në
mënyrë aktive në realizimin e këtij vizioni.
Kontributi juaj është gjithmonë i vlefshëm dhe na udhëzon në përgatitjen e politikave
efektive që kanë të bëjnë me nevojat dhe shqetësimet lokale duke promovuar një jetë të
qëndrueshme. Informatat kthyese që kemi mbledhur nga anketat, të cilat janë një vegël
efektive për hulumtimin e opinionit publik, janë të rëndësisë thelbësore dhe do të
analizohen më tej për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të mbeturinave në Rajonin
Lindor dhe atë Verilindor.
Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që zërat tuaj të dëgjohen. Të gjitha përgjigjet do të
merren parasysh përderisa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për zbatimin e sistemeve
rajonale të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, që përfitojnë si
për mjedisin jetësor ashtu edhe për komunitetet tona.
Një përmbledhje e gjetjeve kryesore të dy hulumtimeve do të ndahet së shpejti në faqen
tonë të internetit www.sene3.com dhe mediat tona sociale. Ju inkurajojmë të na ndiqni për
më shumë risi, fakte dhe këshilla për mjedisin jetësor dhe informacione të hollësishme në
lidhje me ecurinë e projektit.
Së bashku ne mund të veprojmë për një shoqëri më të mirë dhe për të rritur ndërgjegjësimin
për qëndrueshmërinë.
Faleminderit përsëri që jeni pjesë e këtij hapi thelbësor drejt një të ardhmeje më të
qëndrueshme. Zërat tuaj kanë rëndësi dhe i respektojmë, ndërsa pjesëmarrja juaj po na
ndihmon të krijojmë një të nesërme më të gjelbër për të gjithë ne!
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)