top of page
sene33_edited.jpg

ENVIROPLAN S.A. është një firmë private konsulente e pavarur e themeluar në Athinë, Greqi në vitin 1990. Zyra ofron shërbime konsulence teknike, inxhinierike dhe menaxhuese të projekteve dhe është e specializuar në menaxhimin e mjedisit jetësor dhe projektet inxhinierike, me theks në menaxhimin e mbeturinave, duke u konsideruar si një nga kompanitë liderë në këtë sektor me aktivitete të zgjeruara në shumë vende të BE-së dhe të tjera dukepërfshirë Greqinë, Qipron, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Armeninë, Kirgistanin, Uzbekistanin, Kazakistanin, Ukrainën, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë, Serbinë, Shqipërinë, Kosovën, Jordaninë, Lituania dhe rajoni MENA (Libani, Jordania, Palestina, Omani etj.). Zyrat qendrore të kompanisë janë në Athinë, Greqi dhe për të drejtuar aktivitetet ndërkombëtare kompania ka krijuar gjithashtu një rrjet të zyrave të degëve rajonale në Selanik, Greqi, Kretë, Greqi, Larnakë, Qipro, Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Ankara, Turqi.

 

ENVIROPLAN është një firmë private konsulente e pavarur me orientim ndërkombëtar, e themeluar në vitin 1990, në Athinë, Greqi. Kompania njihet si një nga firmat lider në menaxhimit të mjedisit jetësor dhe projekte inxhinierike, e specializuar në Menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza.
 

Ne ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh këshillimore, konsulencë teknike, inxhinierike dhe shërbime menaxhuese të projekteve, me aktivitete të zgjeruara në shumë shtete anëtare të BE-së, shtete kandidate dhe vende të tjera. Firma është e njohur ndërkombëtarisht për nivelin e saj të lartë të ekspertizës dhe ka përpunuar me sukses projekte të shumta të përditësuara që mbulojnë shumë disiplina
dhe ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh.

circles.png

ENVIROPLAN udhëhiqet sipas filozofisë së qasjes multidisiplinare të temave teknike dhe temave të mjedisit jetësor, për të cilën janë angazhuar më shumë se 80 shkencëtarë dhe inxhinierë nga disiplina të ndryshme. Me ide inovative, njohuri know-how afatgjate dhe teknika moderne të përpunimit të të dhënave, ENVIROPLAN është e aftë dhe e kualifikuar për të punuar në projekte të mëdha dhe probleme komplekse të mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit jetësor. Ne kombinojmë burimet dhe ekspertizën e një firme ndërkombëtare me njohuritë rajonale dhe marrëdhëniet lokale për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse për nevojat e secilit klient. Përsosmëria e ofruar e cilësisë arrihet përmes kulturës së ENVIROPLAN-it për përmbushjen ose tejkalimin e pritshmërive të klientëve dhe programit tonë rigoroz të menaxhimit të cilësisë përmes udhëheqjes, proceseve dhe trajnimeve. Njohuria e përqendruar know-how dhe përvoja e akumuluar e inxhinierëve dhe konsulentëve tanë të përhershëm ofrojnë një garanci për një zhvillim optimal të projektit dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse, teknologjikisht të qëndrueshme, të avancuara ekologjikisht dhe ekonomikisht, të dorëzuara në afat. Me ekipe ndërdisiplinore ne realizojmë projekte të të gjitha përmasave – si detyrë e pjesshme ose projekt të plotë, për klientët e sektorit publik dhe privat.

Rrjeti i zyrave të ENVIROPLAN-it me vendndodhje strategjike na mundëson të ofrojmë përgjigje në kohë dhe zgjidhje novatore dhe me kosto efektive për problemet e mjedisit jetësor

Përvoja e kompanisë

ENVIROPLAN ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga koncepti fillestar deri në vënien në punë të një projekti, e specializuar në zgjidhjet multidisiplinare. Kombinimi i fushave të ndryshme të ekspertizës dhe formacioneve të ndryshme profesionale të stafit tonë, na mundësojnë të ofrojmë shërbime unike si për projekte të mëdha dhe komplekse, si dhe shërbime të specializuara me standarde të larta profesionale.

Sitemap Whiteboard.png

Planifikimi i mjedisit jetësor duhet të jetë hapi i parë në zhvillimin e çdo projekti të suksesshëm. Firma jonë ka ekspertizën për të vlerësuar aspektet fizike, biologjike, sociale dhe ekonomike të një projekti të propozuar, si dhe të sugjerojë masa të realizueshme dhe të përshtatshme për të minimizuar ndikimet në mjedisin jetësor.

Aspektet mjedisore të projekteve teknike ose të planeve të zhvillimit sektorial dhe rajonal kërkojnë mirëkuptim teknik dhe kompetencë gjithëpërfshirëse. ENVIROPLAN-i konsiderohet si një kompani lider në fushën e menaxhimit dhe inxhinierisë së mjedisit jetësor, përmes përvojës sonë kolektive shumëvjeçare në konsultimin, planifikimin, evaluimin, mbështetjen e ndërtimit, menaxhimin e projekteve dhe monitorimin e projekteve të mëdha dhe komplekse. Ne kemi përvojë unike në planifikimin strategjik, hulumtimet, analizat e tregut, studimet e vlerësimit të ndikimit në mjedisin dhe ndikimin social, studimet e fizibilitetit, analizën e shpenzimeve dhe fitimeve, projektimin ideor dhe themelor dhe vlerësimet e kostos dhe vlerësimin e rrezikut.

 

Pas përfundimit të suksesshëm të punës reale të planifikuar, ekipi ynë harton dokumentet e nevojshme të tenderimit sipas standardeve të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare, kryen vlerësimet e ofertave dhe mbikëqyr punimet e ndërtimit dhe instalimin e pajisjeve, ndërkohë që mund ta ndërmarrë edhe të gjithë menaxhimin e projektit, duke përfshirë menaxhimin financiar. Gjatë të gjitha fazave, ekipi ynë ofron shërbime “soft inxhinieri” si p.sh forcimi institucional dhe ngritja e kapaciteteve të personelit të klientit, si dhe programet e komunikimit, dukshmërisë dhe ndërgjegjësimit.

ENVIROPLAN ka gjithashtu përvojë në planifikimin strategjik dhe reformat legjislative në sektorin e mjedisit jetësor, në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet më të fundit të BE-së, duke përfshirë Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (PZP), ekonominë rrethore të mbeturinave, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe aspektet e zbutjes.

Fusha thelbësore e ekspertizës së ENVIROPLAN-it shtrihet në sektorët e mjedisit jetësor, infrastrukturës dhe kërkimit dhe zhvillimit.

Flowchart.png

Lista e kontaktit dhe vendndodhjet e zyrave

Kjo është një listë aktuale e ndërmarrjeve në Grupin e kompanive ENVIROPLAN:

3.png

Adresa

Hristo Tatarcev 1/2-18, 1000 Shkup

Telefoni

Tel: +389 2 277 3487

Email

Environplan1.jpg
Weglobal_edited.png

Lidhu

  • Youtube
  • Instagram
  • Facebook
  • Linkedin

© E drejta e autorit ENVIROPLAN S.A. dhe partneri i saj i konsorciumit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

logo EU transparent.png
bottom of page