top of page

Qendra e zhvillimit të Rajonit planor lindor (QZHRPL)

Qendra e zhvillimit të Rajonit planor lindor (QZHRPL) është themeluar me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal në maj të vitit 2008. Selia e Qendrës është në njësinë e qeverisjes lokale me numrin më të madh të banorëve, në komunën e Shtipit.

Qendra e zhvillimit të Rajonit planor lindor përfshin (mbulon) 11 komuna dhe Sveti Nikolla (që i përket Rajonit planor të Vardarit):

sv nikole.png

Përshkrimi i përgjithshëm

Rajoni lindor mbulon një sipërfaqe prej 3.537 km2, pra mbulon 14% të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka 181.858 banorë.

Qendra është person juridik që merr pjesë në planifikimin e zhvillimit rajonal, zbatimin e dokumenteve planifikuese për zhvillimin rajonal dhe është përgjegjëse për aktivitetet profesionale dhe administrativo-teknike të Këshillit për zhvillimin e rajonit planor. Ajo i përkushtohet forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe promovimit të mundësive zhvillimore të rajonit, bashkëpunon me komunat e rajonit dhe ndihmon në ofrimin e asistencës eksperte dhe teknike në përgatitjen e Programeve të tyre zhvillimore, si dhe Shoqatat e qytetarëve në përgatitjen e projekteve nga fusha e zhvillimit rajonal. Detyra e saj kryesore është forcimi i kapaciteteve të rrjeteve në komunitetet lokale dhe rurale, sektori i biznesit, stimulimi i zhvillimit të nivelit lokal dhe rajonal, forcimi i parimit të partneritetit publiko-privat dhe veprimit për të ngritur cilësinë e jetës.

Ruajtja dhe zhvillimi i identitetit të veçantë të rajonit planor, afirmimi dhe zhvillimi i tij është vizioni dhe qëllimi i Qendrës për zhvillimin e Rajonit planor lindor.

 

Këshilli për zhvillimin e rajonit planor formohet veçmas për secilin rajon.

DEPONITË JOSTANDARDE KOMUNALE (aktive dhe të mbyllura) DHE DEPONITË E EGRA NË RAJONIN LINDOR

Picture5.jpg

Adresa

Hristo Tatarcev 1/2-18, 1000 Shkup

Telefoni

Tel: +389 2 277 3487

Email

Environplan1.jpg
Weglobal_edited.png

Lidhu

  • Youtube
  • Instagram
  • Facebook
  • Linkedin

© E drejta e autorit ENVIROPLAN S.A. dhe partneri i saj i konsorciumit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

logo EU transparent.png
bottom of page