Aktivitetet e projektit
Aktiviteti 1. Zhvillimi dhe zbatimi i një programi dhe fushate për rritjen e ndërgjegjësimit publik për menaxhimin rajonal të mbeturinave që do të mbështesë zbatimin e Sistemit Rajonal të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
1.1
Vlerësimi i nivelit aktual të ndërgjegjësimit publik në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
1.2
Përgatitja e një programi për ndërgjegjësimin e publikut për menaxhimin rajonal të mbeturinave
1.3
Përgatitja dhe zbatimi i një fushate ndërgjegjësimi publik (për një periudhë të paktën 6 mujore) që do të mbështesë zbatimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
1.4
Monitorimi i ndikimit të fushatës së ndërgjegjësimit publik tek publiku
Aktiviteti 2. Rishqyrtimi i planeve ekzistuese rajonale të menaxhimit të mbeturinave (PRMM) për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor dhe përgatitja e VSMJ për Planet
2.1
Vlerësimi i gjendjes dhe përmbajtjes së PRMM dhe VSMJ ekzistuese për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
2.2
Procedura e zbatuar për konsultime publike, konsultime me të paktën 9 takime të mbajtura me palët përkatëse të interesit në të cilat do të prezantohet PRMM dhe VSMJ për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
2.3
Rishqyrtimi dhe përditësimi i PRMM dhe përgatitja e VSMJ për Planet për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
2.4
Ofron mbështetje për miratimin e PRMM për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor brenda kohëzgjatjes së projektit, e nevojshme për miratimin zyrtar të PRMM nga këshillat komunal në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
Aktiviteti 3. Zhvillimi i një sistemimi institucional formal dhe profesional për Ndërmarrjen Ndërrajonale të Menaxhimit të Mbeturinave (NNRMM) dhe Njësitë Organizative për Menaxhimin Rajonal të Mbeturinave (NjOMRM) për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
3.1
Vlerësimi i kornizës ligjore ose themelimi i NNRMM dhe NjOMRM për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
3.2
Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese administrative dhe financiare dhe nevojave të ardhshme për funksionimin e suksesshëm dhe efikas të NNRMM dhe NjOMRM
3.3
Zhvillimi i një strukture organizative dhe dokumente operative ligjore dhe financiare, duke përfshirë një model për llogaritjen e tarifave për funksionimin e suksesshëm dhe efikas të NNRMM dhe NjOMRM
3.4
Kryerja e një vlerësimi të nevojave për trajnim dhe përgatitja e një programi dhe modulesh trajnimi dhe kryerja e trajnimeve për punën e NNRMM
3.5
Përgatitja e marrëveshjeve komunale për bashkëpunim me NNRMM, përfshirë përcaktimin e tarifave, për funksionimin e sistemit ndërrajonal të menaxhimit të mbeturinave
3.6
Përgatitja e udhëzimeve procedurale për funksionimin dhe menaxhimin financiar të NNRMM dhe NjOMRM
3.7
Ofrimi i mbështetjes për stafin ose NNRMM për funksionimin dhe menaxhimin e NNRMM gjatë kohëzgjatjes së projektit
Aktiviteti 4. Forcimi i kapaciteteve të Ndërmarrjeve Publike Komunale (NPK) në 18 komuna për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
4.1
Vlerësimi i kapaciteteve, strukturave ligjore dhe organizative brenda NPK-ve ekzistuese në 18 komuna në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor për zbatimin me sukses të operacioneve efikase të ndërmarra, duke përfshirë grumbullimin e mbeturinave, komunikimin me qytetarët dhe menaxhimin e deponive të mbyllura dhe të egra në përputhje me PRMM në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
4.2
Vlerësimi i rrugëve ekzistuese të grumbullimit të mbeturinave dhe frekuencave të grumbullimit të NPK dhe zhvillimi i proceseve për të optimizuar rrugët e NPK, dhe pikat e propozuara të grumbullimit dhe të dorëzimit dhe frekuenca e grumbullimit në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, për të demonstruar përfitimet financiare dhe ekologjike të qasjes së shërbimit të përbashkët
4.3
Përgatitja e strukturës organizative dhe dokumentacioni mbështetës operacional për NPK-të në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, duke përfshirë procedurat e prokurimit dhe procedurat e menaxhimit të kontratave
4.4
Kryerja e një vlerësimi të nevojave për trajnim, zhvillimi i një programi trajnimi dhe kryerja e trajnimeve për NPK-të në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor për funksionimin e suksesshëm të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave
Aktiviteti 5. Mbështetje për NjOMRM dhe komunat në lidhje me përmirësimet për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas, inspektim, zbatim dhe mbikëqyrje të zbatimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor
5.1
Vlerësimi i dokumenteve ekzistuese planore për menaxhimin e mbeturinave komunale (plane dhe programe) dhe shkalla e zbatimit të tyre në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
5.2
Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese administrative komunale, praktikave, procedurave dhe kornizës ligjore për inspektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, duke përfshirë një vlerësim të strukturave organizative të komunave dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe krijimin e një strukturë e përbashkët organizative
5.3
Zhvillimi i programeve të menaxhimit të mbeturinave komunale për 18 komuna me një marrëveshje financiare për zbatimin e tyre në përputhje me PRMM për Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
5.4
Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnime për NjOMRM dhe inspektimet komunale, zbatimi dhe mbikëqyrja e implementimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor.
5.5
Përgatitja e masave për forcimin e kapaciteteve administrative të inspektoratit komunal në lidhje me inspektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e kapaciteteve të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor përmes trajnimeve dhe hartimit të udhëzimeve profesionale për inspektorët komunal dhe procedurave kundërvajtëse.
5.6
Përgatitja e një plani për forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin rajonal të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, duke përfshirë një sërë rekomandimesh në lidhje me strukturat organizative, kapacitetin e personelit, trajnimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet inspektorateve shtetërore dhe komunale për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor, duke përfshirë rekomandimet për rolin e NjOMRM në këtë bashkëpunim, procedurat e raportimit dhe protokollet për aplikimin e procedurave kundërvajtëse.
5.7
Organizimi dhe realizimi i dy vizitave studimore në vendet anëtare të BE-së për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me menaxhimin dhe funksionimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave.