top of page

Legjislacioni kombëtar

Gjashtë ligje të reja për menaxhimin e mbeturinave janë miratuar në vitin 2021. Këto ligje u përgatitën në kuadër të projektit të binjakëzimit (tuining) “Forcimi i kapaciteteve administrative për zbatimin e Direktivës Kornizë të Mbeturinave (DKM) dhe Direktivave për rrjedhat e posaçme të mbeturinave (DMPEE, DBA dhe DMP)” (MK 12 IPA IB EN 02 16 ), i cili u zbatua nga viti 2016 deri në vitin 2018. Të gjitha ligjet kanë kaluar në procesin e konsultimit publik

Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, i miratuar nga Kuvendi më 17 shtator 2021, transpozon Direktivën Kornizë të Mbeturinave (DKM) dhe Direktivën e Deponive (DD). Disa akte nënligjore, të parashikuara në këtë ligj, do të mundësojnë transpozimin e plotë të DKM-së.

Ligji për menaxhimin e mbeturinave rregullon kornizën dhe ofron rregulla të përgjithshme për të gjitha llojet e mbeturinave dhe ofron bazën ligjore për aktet nënligjore. Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave ka një lidhje të rëndësishme me ligje të tjera që kanë të bëjnë me detyrat dhe përgjegjësitë lidhur me çështjet administrative, organizative dhe operacionale në menaxhimin e mbeturinave, veçanërisht me Ligjin për Mjedisin Jetësor, i cili përfshin dispozitat themelore për lejet e integruara ekologjike (PKIN), procedurën mbi VNMJ dhe emetimet e gazeve serrë.

Pesë nga gjashtë ligjet e reja rregullojnë rrjedhat e posaçme të mbeturinave. Dy prej tyre, Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe Ligji i menaxhimit të baterive dhe akumulatorëve dhe të baterive dhe të akumulatorëve jashtë përdorimit u miratuan në gusht të vitit 2021, dhe 3 ligje shtesë (Ligji i menaxhimit të paketimit dhe të mbeturinave nga paketimi, Ligji për menaxhimin e rrjedhjeve shtesë të mbeturinave dhe Ligji i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të posaçme të mbeturinave) janë miratuar nga Kuvendi gjatë shtatorit 2021. Korniza e re ligjore për mbeturinat respekton parimet e ekonomisë rrethore dhe dispozitat e legjislacionit të rishqyrtuar të BE-së për mbeturinat që ka hyrë në fuqi në vitin 2018. Këto pesë ligje rregullojnë punën e Operatorëve Kolektivë për paketimin, mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike, bateritë, vajrat e ndotura dhe gomat, mbeturinat e tekstileve dhe automjetet e përdorura. Ligji kornizë është Ligji i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të posaçme të mbeturinave, ku rregullohen detyrimet e operatorëve kolektivë dhe individualë.

tabela.png

Gjashtë ligje të reja për menaxhimin e mbeturinave janë miratuar në vitin 2021:

  • Ligji i menaxhimit të mbeturinave

  • Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike

  • Ligji i menaxhimit të baterive dhe akumulatorëve dhe të baterive dhe të akumulatorëve jashtë përdorimit

  • Ligji i menaxhimit të paketimit dhe të mbeturinave nga paketimi

  • Ligji për menaxhimin e rrjedhjeve shtesë të mbeturinave

  • Ligji i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të posaçme të mbeturinave

 

Dokumentet mbi politikat që dalin nga Ligji i Menaxhimit të Mbeturinave:

  • Strategjia kombëtare e menaxhimit të mbeturinave 2008-2020 (strategjia e re është në përgatitje e sipër)

  • Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbeturinave (PKMM 2021-2031)

  • Plani kombëtar për parandalimin e gjenerimit të mbeturinave (2022-2028)

  • Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Llumit (në përgatitje e sipër)

  • Planet Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave (PRMM)

Adresa

Hristo Tatarcev 1/2-18, 1000 Shkup

Telefoni

Tel: +389 2 277 3487

Email

Environplan1.jpg
Weglobal_edited.png

Lidhu

  • Youtube
  • Instagram
  • Facebook
  • Linkedin

© E drejta e autorit ENVIROPLAN S.A. dhe partneri i saj i konsorciumit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

logo EU transparent.png
bottom of page